Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor përmes një mesazhi në telefon.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 20:11, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se i ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese një zyrtari policor.
Gjatë hetimit fillestar është dyshuar se kanosja mund të jetë e ndërlidhur me një rast penal të cilin zyrtari policor e kishte hetuar më herët.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Prizren 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti, i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...