Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person që ishte në kërkim, i dënuar për një vepër penale.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë. Si rezultat i këtyre veprimeve, është arrestuar personi me inicialet A.Q., 26 vjeç.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe 27 mijë euro gjobë për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit me burgim.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë