Arrestohet në Kamenicë një i dyshuar për krime lufte

09:18 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Të enjten është arrestuar një person në Kamenicë si i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti figuron nga qershori i vitit 1999.

“Kamenicë 19.06.1999 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info