Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për veprën penale të fajdes.
Operacioni është zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, me mbështetjen e njësive tjera relevante.
Sipas njoftimit të Policisë, më 6 gusht 2025 janë ndërmarrë veprime hetimore që kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari, i cili dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar presion ndaj një viktime mashkull kosovar me qëllim të përfitimit të kamatës përmes fajdes. I dyshuari ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, duke e detyruar atë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
Gjatë operacionit, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para në emër të kamatës së fajdes. Me urdhër verbal të prokurorit të shtetit, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Pas intervistimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka caktuar ndaj të dyshuarit masën e ndalimit për 48 orë.



Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...
“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes?”, O...
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...