Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, Ç.B., dyshohet se kishte hedhur një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Arrestimi i të dyshuarit : Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...