Prokuroria konfirmon arrestimin e Mossit: Dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje e posedim të drogës

12:08 | 4 Mars 2026
E.K

Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Kështu e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kaltrina Shala.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Prokurori i shtetit ne koordinim te ngushte Policine e Kosoves pas hetimeve intensive kane ndaluar tre (3) persona nje nder prej tyre eshte edhe reperi Mossi per veprat penale “Lendim i lehte trupor” sipas nenit 185 te KPRK-se, “Kanosje” sipas nenit 181 te KPRK-se, dhe vepren penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” ne baze te nenit 269 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Ne kete drejtim, Prokurori i shtetit eshte duke i ndermarre te gjitha veprimet hetimore lidhur me kete ceshtje.”, tha ajo.

Mossi kishte bërë kërcënime të rënda nga arratia ndaj gazetarit Pacolli.