Një i mitur u arrestua nga policia të hënën.
Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës, kishte depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kishte vjedhur një pushkë, për të cilin pronari i saj kishte leje.
“Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes”, thuhet në njoftim.
“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin e veprimeve kriminale”, vijon tutje njoftimi./Arbresh.info/
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...