Një i mitur është arrestuar në Istog, pasi që derisa ishte ne veturën e tij nuk i është ndalur zyrtarëve policor.
Pasi është ndalur ai i ka kërcënuar dhe ofenduar policët.
Me të dyshuarin ishte dhe nëna e tij, e cila i ka penguar zyrtarët policor.
Njëri nga policët ka kërkuar dhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. 20 Qershori, Istog 09.11.2025 – 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policor dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuaraështë liruar në procedurë të rregullt”, thuhety në raportin e policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...