Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, sot ka realizuar një operacion kontrolli në një lokal dhe disa objekte përcjellëse të këtij lokali në rrugën ‘’15 Qershori‘’ në qytetin e Gjilanit, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.
Policia ka njoftuar se gjatë kontroll janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre (3) televizor, dy (2) shtëpiza kompjuteri, dy (2) monitor, një (1) llaptop, një (1) printer, nëntë (9) tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme.
Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...