Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i dyshuari është duke u intervistuar ndërsa policia është në kërkim edhe të një personit tjetër të dyshuar.
“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit. Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar”, tha Ahmeti.
Po ashtu, personat e njejtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi me datën 17 janar 2025, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nën kërcënimin e armës, grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...