Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, tha zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...