Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me qytetaren A.S, e cila dyshohet se është dhunuar fizikisht, dhe përdoret seksualisht.
Ai tha se organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar fajtorin, i cili është arrestuar Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Rasti i raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve. Si Kryetar kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore. Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar fajtorin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, shkroi Hyseni në Facebook, shkruan Arbresh.info
Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore, pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore.
LEXO EDHE:
Prokuroria nis hetimet për gruan me të meta mendore që dyshohet se është dhunuar fizikisht në Gjilan
Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala, ditën e sotme ka publikuar fotografitë e një gruaje që sipas tij, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.
Shala ka bërë të ditur se ajo quhet Adile dhe është nga Gjilani.
Ai ka thënë se ajo vuan nga probleme mendore dhe detyrohet të kërkojë lëmoshë nga disa persona, ku në qoftëse ajo nuk arrin pazare të mjaftueshme, ata ushtrojnë dhunë fizike e seksuale mbi të./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...