Sot, Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të Gjykatës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale Q.H.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
Një pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk,
Një pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm
Një karikator me katër copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe
29 copë fishekë të kalibrit 9mm.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/

Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...