Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili ishte i përfshirë në një rast “Vrasje në tentativë” në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari i katërt është arrestuar dhe tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole.
Ngjarja kishte ndodhur me 1 korrik pak pas mesnate.
“Më 01.07.2020, pak pas mesnate, në rrugën ‘Agim RAMADANI’ në Prishtinë ka ndodhur një rast i iniciuar nga policia si: ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Policia si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre të dyshuar. Një i dyshuar i katër është arrestuar sot, më 23.07.2020, të njëjtit, në momentin e arrestimit i është gjetur dhe sekuestruar një revole. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bën të ditur policia./arbresh.info
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...