Policia e Kosovës ka arrestuar një 23- vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një person, dhe për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash prej 30 mijë euro.
Policia përmes një komunikate për media njofton se viktima është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, derisa 23 vjeçari i dyshuar është arrestuar.
Në lokacionin ku është mbajtur viktima, janë sekuestruar 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.
Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale./Arbresh.info/
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Ko...
A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në SHBA në Ballkan?
Hamasi do ta mbajë të fshehtë identitetin e liderit të ri pë...
Shkëlqeu me Granadan këtë fundjavë, Uzuni në formacionin e j...
Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy...
Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, si ndodh...