Arrestohet dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

11:51 | 5 Gusht 2023
Diellza Gashi

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, arrestimi është bërë në dy raste të ndara, rasti i parë ishte në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë, ku i dyshuari Gj.V. ishte arrestuar derisa ishte në veturë, atij iu sekuestrua një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë.

Kurse në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari M. H., është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/