Arrestohet babai qe qëlloi për vdekje djalin e tij në Prishtinë

18:15 | 27 Janar 2021
M. A.

Vrasja e sotme ka tronditur kryeqytetin, babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij për motive akoma të panjohura.

Policia dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë”, ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Një person është arrestuar, si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë e  përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale