Arbër Havolli, i dyshuari për vrasjen e 44-vjeçarit, Bashkim Spahiu, që ndodhi në Llapashticë të Epërme të Podujevës është arrestuar.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 6 shtator të këtij viti dhe policia kishte njoftuar se Havolli ishte i shpallur në kërkim.
“Sot nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar që ishte në kërkim për vrasje. Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës”, njofton policia.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: A.H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë. Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...