Njësitet e hetimeve të Stacionit policor në Gjilan pas veprimeve mirë të organizuara operative kanë arritur që ta arrestonin një të dyshuar, shtetas i Kosovës (1997).
Ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020, në Gjilan duke shfrytëzuar mosprezencën e punëtorëve në një sektor të një marketi (parfumeri) dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.
I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arreste në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më herët.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Janë gjetur prova të qëndrueshme se ai është i dyshuar si i përfshirë në një numër të madh të rasteve të veprave penale të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”.
Me vendim të lëshuar nga Prokurori i Shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në PTH.
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...