Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Policia njofton se rastet kanë ndodhur gjatë muajit shtator 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në zonën e stacionit policor Veriu në Prishtinë.
“Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar– G.K, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda./Arbresh.info/
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit