Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuar për garën e veturave ku humbi jetën një 28-vjeçar në Miresh të Gjilanit.
Ata dyshohen se ikën nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 Janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën. Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., , nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje, sipas Prokurorisë, F.A dhe B.A., dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, kurse L.M., për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.
“Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, thuhet më tej.
Ndryshe, Policia të enjten (25 janar) njoftoi se një person ka humbur jetën në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan- Dheu i Bardhë dhe një tjetër është lënduar.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, humb jetën një 28 vjeçar
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...