Policia e Kosovës bën të ditur se të martën në Shtërpcë kanë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb nën dyshimin për falsifikim të parave.
Polica ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Ferizajt, konkretisht në fshatin Drajkovc, komuna e Shtërpcës, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit kryenin veprën penale “falsifikim i parasë”.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: J. M. (1983) serb i Kosovës, Z. D. (1978) serb i Kosovës G. D. (1978) po ashtu serb i Kosovës.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 35 mijë dollarë amerikanë, të cilët dyshohet të jenë falsifikuar.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kurse me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë./arbresh.info/
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë