Policia në Pejë ka arrestuar tre persona për vjedhje të drunjve në Klinë.
Të dyshuarit po hetohen edhe në drejtim të veprës penale “Kanosje ndaj personave zyrtar”.
Nga ta është sekuestruar një kamion dhe një traktor së bashku me masën drunore.
Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata:
Arrestohen tre persona tё dyshuar për veprat penale ‘vjedhje e pyllit’ dhe ‘ kanosje ndaj personave
zyrtarë’
Pejë, 17 shtator 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, gjatё implementimit tё planit operativ ‘prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025 nё Klinё’, me datën 15 dhe 16.09.2025,
bazuar nё planin operativ, kanё arrestuar tre persona tё dyshuar pёr veprat penale ‘vjedhje e pyllit’ dhe ‘kanosje ndaj personave zyrtar’.
Nga personat e dyshuar janё sekuestruar njё kamion dhe njё traktor, së bashku me masën drunore, pёr tё vazhduar me procedura tё mëtutjeshme ligjore.
Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.


Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...