Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur në Leposaviq, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë.
Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE Rr. 24 Nëntori, Leposaviq / 04.01.2025 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...