Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Pejë, pas një punë operative dhe hetuese në identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në zonën e Pejës për një periudhë kohore, më 5.10.2015 kanë bërë të mundur kapjen e të dyshimtëve për mbi tridhjetë vjedhje të rënda dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.
Teki Sylaj nga Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ka bërë me dije se për disa nga ta është caktuar edhe masa e ndalimit policor, por për një kohë të shkurtër (bazuar në Kodin e Procedurës Penale) kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë.
“Të ndaluar për një varg veprash penale të vjedhjes së rëndë (mbi 30 vjedhjesh) janë N. P. 1995 K/shqiptar, dhe gjashtë persona tjerë të moshës së re. Për të gjithë ka dëshmi dhe prova që i lidhin këta persona për këto raste të vjedhjeve”, ka thënë Sylaj.
Sylaj ka thënë më tej se njësitet policore të SP Pejë, përfshirë sektorët hetues, operativë dhe patrullues janë në intensitetin më të lartë të punës edhe për zbulimin e veprave tjera penale të ndodhura në zonën e Pejës, pasi që janë përpiluar plane dhe janë caktuar detyra konkrete që të parandalohen por edhe të zbulohen ato vepra që kanë ndodhë deri tani.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit