Pesë persona janë arrestuar pasi që dyshohet se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë për motive të panjohura janë rrahur mes veti, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK ndërsa të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 05.10.2024 – 09:10. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...