20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani, është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së bashku me nënën e tij, Vilma Vneshta.
Limani akuzohet për një aksident fatal më 29 qershor në Garden State Parkway, ku humbi jetën pasagjeri Albion Hysenaj, 20 vjeç, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur rëndë.
Pas aksidentit, Limani dhe Vneshta u larguan nga vendngjarja, ndërsa më pas tentuan të arratiseshin jashtë ShBA-së.
Të dy u arrestuan më 17 korrik në Miami, dhe sipas autoriteteve, Limani përballet me disa akuza të rënda, përfshirë vrasje të rëndë dhe braktisje të vendit të aksidentit.
Në anën tjetër, Vneshta akuzohet për pengim të drejtësisë, teksa seanca dëgjimore për të është caktuar të martën, e për Limanin të enjten.



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...