Katër persona të mitur janë arrestuar dje në Mitrovicë të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në veturë janë konfiskuar një pistoletë, katër fishekë cal-7.65 mm, 19-fishekë cal-9 mm, një thikë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një kuti për mbajtjen e substancave narkotike.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 09.01.2023 – 04:35. Njësitet policore kanë ndaluar veturën në të cilën ishin katër persona të mitur, ku gjatë kontrollit (në veturë) kanë konfiskuar një pistoletë me një karikator, katër fishekë cal-7.65 mm, 19-fishekë cal-9 mm, një thikë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një kuti për mbajtjen e substancave narkotike. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...