Katër të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e L.B., 17 vjeçari në Prishtinë, i cili dje ka vdekur në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për KOHA-n, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo thotë se drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Ahmeti bën të ditur se personat e dyshuar janë:
E. I, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
E.M , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të kenë kryer veprën vrasje e rëndë, ndërsa:
P. I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
L.B, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ngarkohen me veprën, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
“Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Njësiti i hetimeve ka arritë të gjejë dhe sekuestrojë një armë, një skuter dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në dokumentimin e rastit”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se viktima ishte plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë, për të vdekur më pas në QKUK nga plagët e marra.
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?