Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se të njëjtit kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas njoftimit, dokumentet janë konfiskuar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbjajtje, shkruan Arbresh.info.
“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026