Arrestohen katër persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë, transmeton arbresh.info.
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datë 18.11.2021, me qëllim të realizimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë, ka realizuar planin operativ ”Ekzekutimi i Urdhëresave penale me burg”.
Janë kërkuar për arrestim gjithsejtë shtatë persona të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës e të dënuar me burg efektiv për vepra të ndryshme penale, katër nga ta janë arrestuar.
Dy nga personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë në Gjykatën Themelore në Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore./arbresh.info/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën