Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar dje katër persona, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 865 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Prishtinë 14.03.2018 – 06:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 865 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një makinë që dyshohet se është përdorur për paketimin e substancave narkotike, një armë gjuetie me 30 copë fishekë, një kompjuter (llap-top), 10 telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir