Katër persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Konferenca e Bujanit” me datën 12.03.2025 rreth orës 23:00.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima, përcjell Arbresh.info.
“Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre (3) tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës