Katër ‘pelegrin’ serb janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me kërkesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përcjell Arbresh.info
Në komunikatë thuhet se njëri nga të arrestuarit ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë.
LEXO EDHE:
“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërsa Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në veturën e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe dy sëpata.
Ndryshe, ZKM ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është diskutuar për sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan, ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë si dhe për trysinën që presidenti serb Aleksandar Vuçiq po u bënë serbëve të Kosovës për të marr pjesë në tubimin e tij këtë javë në Beograd./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...