Katër persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me targa të Serbisë janë gjetur dy thika dhe një sëpatë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë