Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pas një përleshje mes vete.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zabel i poshtëm në Gllogoc dje rreth orës 16:43.
Si pasoj e rrahjes, katër prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore.
Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ka ardhur teri tek rrahja mes tyre ku janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...