Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Deçan të dielën ka pranuar informacion se nё njё qendër tregtare nё rrugën “ Luan Haradinaj” nё Deçan, njё person ka kryer vjedhje dhe i njëjti ёshtё i armatosur.
Njёsitet relevante te Stacionit Policor nё Deçan, menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, kanё arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) Armё e llojit Canik kal. 9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё dhe njё(1) mjet i mpreht (Brisk).
Gjatё arrestimit i dyshuari ka kanosur zyrtaret Policor, i njëjti pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, dhe njёsitet tjera ёshtё kryer kontroll/bastisje, nё shtёpine e personit tё dyshuar nё fshatin Strell i ulёt-Deçan, gjatё bastisjes zyrtaret Policor janё kanosur nga i dyshuari ( vёllai i tё dyshuarit tё parё), i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas inetrvistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info/
Helikopteri i marinës kineze fluturon vetëm tre metra larg a...
Vetëvritet me armën e shërbimit polici i burgjeve në Tiranë
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit t...
SPAK: 629 persona të hetuar gjatë vitit 2024
Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrest...
Seanca përfundimtare në gjyqin ndaj Dodikut