Google ADS

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, të dyshuar për grabitje dhe sulm fizik

16:33 | 5 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në Prishtinë pasiqë të njëjtit dyshohen për dy raste grabiutje dhe lëndim trupor.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur me datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023 në platon e Pallatit të rinisë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Dy të miturit dyshohen se nën kërcënimin e thikës klanë marrë me forcë shumë të parave prej 100 eurove.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilët dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave (vlera e përgjithshme mbi 100 euro)”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që personat e tjerë të përfshirë në rast janë duke u hetuar.

“Personat e dyshuar që të dy të mitur me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në rast.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme