Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy person atë dyshuar se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 37-vjeçarit me 07.11.2024 në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.
“Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit të vrasjes dhe të dokumentimit me prova ligjore ka grumbulluar dhe analizuar dhjetëra materialeve filmike të kamerave të sigurisë, intervista, zbatimit të masave të veçanta hetimore, kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve për të cilat paraprakisht siguroheshin informata se janë duke u shfrytëzuar për strehim (fshehje) nga ana e të dyshuarave”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
Mes tjerash, në komunikatën për media bëhet e ditur se këto veprime të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç ‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës).
“Të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’ në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima S.O. i vitit të lindjes 1987”, thuhet në njoftim.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagje dhe dy shtëpi
Diçka e re po vjen nga Fifi
Arditi tha se u tërhoqën nga ‘Kënga Magjike’ për arsye shënd...
Izraeli konfirmon sulmin ndaj flotës detare siriane
Gjesti hedh detergjent në xhakuzi, Drenusha e hedh atë në pi...
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara
Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në...