Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Llapushnik.
Sipas njoftimit të policisë, rasti u denoncua nga ankuesja ku sipas saj, më 4 gusht, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e saj, përfshirë këtu edhe para të gatshme, llaptop si dhe dokumente personale, shkruan Arbresh.info.
“Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Drenasit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Llapushnik. Rasti u denoncua në polici nga ankuesja ku sipas saj dyshohej që më datë 04.08.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e saj, përfshirë këtu para të gatshme, llap-top dhe dokumente personale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit u proceduan më tej.
Ndërsa ndaj tyre u inicua një hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e Rëndë”./Arbresh.info
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri