Arrestohen dy të dyshuar për sulm fizik në Vushtrri

09:37 | 10 Korrik 2026
E H

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi fizik në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 20:22, ku një mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor / Sulm”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale