Policia e Kosovës njofton se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të informacione se dy të dyshuar janë të përfshirë në kryerjen veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’, kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale të cekura më lart.
“Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, m.k.sh. dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, f.k.sh., dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e policisë thuhet poashtu se hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.
“Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, përfundon njoftimi./arbresh.info
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...