Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy taksistë në Aeroportin e Prishtinës sepse dyshohen se të njëjtit kishin sulmuar një taksist tjetër.
Në raportin e policisë bëhet e ditur, se mosmarrëveshja mes tyre ishte lidhur me shërbimet për pasagjerë, përcjell Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...