Policia e Kosovës ka prangosur dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Dy shtetasit maqedonas janë arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, derisa po tentonin të kalonin kufirin me certifikata të falsifikuar të vaksinimit COVID-19.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, Policia e Kosovës, sot më 22.03.2022, në dy raste të ndara gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin ka hasur dy persona shtetas të Maqedonisë veri që dyshohen për dokumente të falsifikuara, respektivisht çertifikata të falsifikuara të vaksinimit COVID-19”, njofton policia.
Lidhur me rastet është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rastet iniciohen si ‘falsifikim i dokumentit’ për të vazhduar trajtimin e rasteve në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...