Dje nga njësiti i hetimeve policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Personat e arrestuar dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur me (12 dhe 16 dhjetor 2019)në dy kompani (dyqane), në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me para të gatshme dhe stoli ari (vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro)
Personat e dyshuar:
-G. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-E. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Ndërkohë që hetuesit policor për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë