Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, arrestimet janë bërë falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit. Vjedhjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: P.G., 36 vjeç dhe B.K., 28 vjeç.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia bën të ditur se sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...