Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor i Pejës, në rr. “Esat Mekuli” në Pejë, është informuar për një incident i cili u cilësua si lëndim trupor, ndaj një të mituri i cili kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikë).
Njësiti policor nga stacioni policor në Pejë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes në ora 9:45 ku edhe është gjetur viktima në vendin e ngjarjes i plagosur nga mjeti i mprehtë në këmbën e majtë në pjesën e gjurit.
Me autoambulancë është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, e pastaj nën përkujdesje mjekësore është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe dy persona të dyshuar të moshës së mitur janë arrestuar, njëri për ‘shkaktim të lëndimit të rëndë’, ndërsa tjetri për ‘fshehjen e mjetit’ me të cilin ishte shkaktuar lëndimi.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i parë i dyshuar ndalohet për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari i dytë për veprën e ‘dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’ lirohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...