Policia e Kosovës duke u bazuar në kompetencat e saj, ka ndërmarrë disa veprime hetimore dhe operacionale, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar.
Me datën 06.10.2015, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka pranuar një ankesë nga një qytetar.
Personi i dyshuar me inicialet G. I. (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 (pesë mijë) euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro (dymbëdhjetëmijë e shtatëqind euro).
I dyshuari G. I. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘mashtrim’, ndërsa i dyshuari tjetër A. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘shkelje e fshehtësisë së procedurës’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak se pa autorizimin e organit kompetent ka zbuluar informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent.
Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të lartcekur u caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh./arbresh.info
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës