Arrestohen dy persona tё dyshuar për mbajtje të paautorizuar tё armёve

14:29 | 20 Mars 2025
E.G

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё pёrmes rrugёve operative, ka pranuar informacion se njё person tani i dyshuar ka postuar në rrjetet sociale fotografi me armё.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka marrё masat e nevojshme dhe ka siguruar urdhёresёn e Gjykatёs Themelore nё Pejё, pёr kontroll bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar, shkruan Arbresh.info.

Me datёn 20.03.2025, nga njёsiti i hetimeve dhe nё mbёshtetje tё njёsiteve tjera, ёshtё bastisur shtёpia e tё dyshuarit dhe gjatё kontrollit ёshtë gjetur dhe është sekuestruar:

• njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe kal: 12mm.

Nё vazhdën e hetimeve ёshtё identifikur dhe është arrestuar edhe personi i dytё, pasi qё i njëjti kishte postuar nё rrjetet sociale foto me armё, ku tek i njëjti janё sekuestruar:

• njё (1) armё me gas kal: 9mm
• nje (1) karikator i tё njëjtës armё

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt.