Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë në Kodrën e Trimave në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, pas një pune intensive hetimore gjatë ditës së djeshme kanë arritur që të identifikojë dhe arrestoj dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë, shkruan arbresh.info.
Tutje i dyshuari është P.S., 32-vjeç, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kurse personi tjetër i arrestuar është A.I., 38-vjeç, pasi kishte shkelë masën e arrestit shtëpiak dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë
“Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...